Botë

Rrëzohet një avion në Rusi, vdesin katër persona – dhjetëra të lënduar

 

Katër persona të vdekur dhe disa të lënduar kanë mbetur pas rrëzimit të një avioni në Irkutsk të Rusisë, njoftojnë mediumet ndërkombëtare. Bëhet e ditur se të lënduarit, deri tani 11 të raportuar, janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në departamentin e intensives.

Rrëzimi i avionit ndodhi të dielën mbrëma dhe në të ishin gjithsej 16 persona, përfshirë dy anëtarë ekuipazhi.