Botë

Pas rimëkëmbjes nga debakli me vaksina, Leyen projekton besimin në BE

 

“Kohërat e koronës nuk kanë marrë fund”, ka thënë ajo gjatë fjalimit rreth njëorësh. “Përballemi me sfida të reja dhe të vazhdueshme në një botë që po rimëkëmbet dhe po thyhet jo barabar. Andaj s’ka dilemë, viti i ardhshëm do të jetë një tjetër test për karakterin. Por besoj se pikërisht kur viheni përpara testeve të këtilla shpirti juaj – shpirti juaj – përnjëmend shkëlqen nëpërmes”

Liderja e Bashkimit Evropian e shfrytëzoi të mërkurën adresimin vjetor para Parlamentit për portretizimin e bllokut si një forcë unike që ka lënë prapa supeve përgjigjen e zorshme kundruall pandemisë për të arritur njërën prej shkallëve më të larta të vaksinimit në botë dhe që synon të bëhet një aktor prijës në skenën globale.

Në versionin e BE-së të adresimit amerikan para kombit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar që ta theksojë unitetin përbrenda klubit 27-anëtarësh, duke e lartësuar “shpirtin luftarak të gjithsecilit prej nesh”. Ky besim përbën një kontrast të thellë prej fillimit të 2021-s, kur blloku ballafaqohej me fushatë të ngathët të vaksinimit kundër COVID-19, e cila shkaktoi ngecje në rimëkëmbjen e saj dhe e la kontinentin të cenueshëm prej një vale tjetër vrastare të infektimeve, ka shkruar të mërkurën e përditshmja amerikane “Washington Post”.