Botë

SHBA-ja do të shpenzojë 470 milionë dollarë për informacione rreth post-COVID-it

Foto: AP
 

Qeveria amerikane do të shpenzojë 470 milionë dollarë për të mësuar më shumë rreth COVID-19 të gjatë, shkaqet dhe trajtimin potencial.

Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi për planet dhe për grantin dhënë Universitetit të New Yorkut, me qëllimin për të regjistruar 40,000 të rritur dhe fëmijë në të gjithë vendin. Përpjekja e quajtur “RECOVER”, do të përfshijë studiues në më shumë se 30 institucione amerikane.