Botë

Tërmet 6 ballë Rihter në Kinë, raportohet për së paku tre të vdekur e dhjetëra të lënduar

 

Tre persona kanë vdekur dhe 59 janë lënduar, pasi një tërmet 6 ballë Rihter ka dridhur provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan rreth orës 4:33 të mëngjesit të së enjtes.

Autoritetet lokale kanë raportuar se 6904 persona janë evakuuar dhe më tepër se 200 shtëpi janë dëmtuar.