Botë

Qindra zogj shtegtarë përplasen në ndërtesat e New Yorkut

Foto: AP
 

Qindra zogj që migronin përmes New Yorkut këtë javë kanë ngordhur për shkak se janë përplasur me kullat e qelqit të qytetit.

Këtë javë numri i ngordhjeve ishte i lartë, por përplasja e zogjve në qiellgërvishtësit e Manhattanit janë një problem prej kohësh që vullnetarët “New York City Audubon” kanë dokumentuar prej vitesh.