Botë

Rusia voton për zgjedhjet parlamentare

 

Rusia nga kjo e premte ka nisur të votojë për zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të zgjasin deri më 19 shtator për shkak të situatës me pandeminë. Të 450 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit, janë në garë.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të sajuar një fitore të besueshme të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, raportojnë mediat e huaja.