Botë

Kundërvënia ndaj Kinës përplas aleatët e Perëndimit

 

Franca ka akuzuar SHBA-në dhe Australinë për shkelje të besimit pasi Qeveria australiane prishi marrëveshjen me Parisin, duke e zëvendësuar me një të re me Shtetet e Bashkuara dhe me Mbretërinë e Bashkuar për nëndetëse të reja bërthamore për t’iu kundërvënë Kinës

Australia ka mbrojtur vendimin e saj për t’u tërhequr prej marrëveshjes multimiliarddollëshe për blerje të nëndetëseve nga Franca, në favor të një pakti të ri sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe me Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Scott Morrison i ka hedhur poshtë akuzat se Australia kishte gënjyer, duke theksuar se Franca ishte njoftuar paraprakisht për prishje të marrëveshjes.