Botë

Gjendet një trup i paidentifikuar në vendin ku besohet se është zhdukur Gabby Petito

 

Një trup i paidentifikuar është gjetur në vendin ku po kërkohej blogerja amerikane 22-vjeçare, Gabby Petito, e cila ishte zhdukur gjatë një udhëtimi që po realizonte me të fejuarin e saj, Brian Laundrie.

Lajmin për gjetjen e një trupi afër një parku, ku edhe ishte parë për herë të fundit Petito, është dhënë nga Fox News të dielën, duke cituar një mjek ligjor.