Botë

Japonia vendos për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

 

Në Japoni u vendos që të aplikohet doza e tretë e vaksinës në luftën kundër COVID-19 dhe varianteve të tij.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, e cila bazohet në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se Bordi Këshillimor i COVID-19 diskutoi planin për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës në luftën kundër varianteve të pandemisë.