Botë

SHBA-ja hapet për personat e vaksinuar

Foto: AP
 

SHBA-ja po zbut kufizimet në udhëtime shkaku i koronavirusit, duke i rihapur për pasagjerët e Britanisë së Madhe, të BE-së dhe shteteve tjera.

Nga nëntori, udhëtarët e huaj do të lejohen të udhëtojnë në SHBA nëse janë plotësisht të vaksinuar, dhe t’i nënshtrohen testimit apo gjurmimit të kontakteve, raporton BBC.