Botë

Oficerët akuzohen se i sulmuan emigrantët haitianë me kuaj

 

Dhjetëra fotografi janë publikuar në mediat sociale ku shihen agjentë kufitare mbi kuajt duke i shtyrë emigrantët haitianë drejt Rio Grandes në Teksas. Siç raporton BBC, Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, ka deklaruar se departamenti do hetojë abuzimet e pretenduara, derisa shtoi se oficerët po përpiqeshin “t’i menaxhonin emigrantët që kalonin lumin”.

Rreth 13,000 emigrantë, kryesisht haitianë, janë mbledhur në një kamp të improvizuar nën një urë që lidh Del Rio me Ciudad Acuña të Meksikës në kufirin SHBA-Meksikë.