Botë

Policia arreston me dhjetëra protestues antivaksinë në Melbourne

Foto: The Australian/ Arkiv
 

Policia australiane ka arrestuar të martën të paktën 44 persona gjatë protestës masive nëpër rrugët e Melbournet kundër vaksinimit të detyrueshëm të punëtorëve në sektorin e ndërtimit.

Protestuesit kundërshtuan vendimin e qeverisë në shtetin e Victorias, me të cilin të gjithë punëtorëve të ndërtimit u kërkohet që t’i marrin vaksinat kundër COVID-19. Gjatë protestës, një gazetar i “Channel 7” është goditur me kënaçe derisa po raportonte drejtpërsëdrejti teksa më herët ishte shtyrë nga protestuesit. Komisioneri i policisë në Victoria, Shane Patton, ka thënë se veprimet e protestuesve ishin “krejtësisht të papranueshme”.