Botë

Presidenti i El Salvadorit e quan veten “diktatori më cool në botë”

Foto: AP
 

Diplomatja e lartë amerikane e SHBA-së në El Salvador, Jean Manes, ka thënë se ka vërejtur se “demokracia është dobësuar” në këtë vend, ku presidenti Nayib Bukele e ndryshoi profilin e tij në Twitter dhe shkroi “diktatori më ‘cool’ në botë”.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka futur pesë gjyqtarë të Gjykatës Supreme të El Salvadorit në listën e personave jodemokratik dhe të korruptuar. Ata që janë në këtë listë u hiqen vizat amerikane, raporton AP.