Botë

Gjermania nuk do t'ua paguajë më të pavaksinuarve kohën e karantinës

Foto: AP
 

Gjermania nuk do të pagujë më për kompensim të punëtorëve të pavaksinuar, të cilët detyrohen t’i nënshtrohen masës së karantinës, pasi është e padrejtë që t’iu kërkohet taksapaguesve një gjë e tillë për personat që refuzojnë të imunizohen, ka thënë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn të mërkurën.

Rregullat, të cilat do të nisin së zbatuari nga 16 landet e Gjermanisë, do të fuqizohen më së largu më 11 tetor, ka thënë Spahn.