Botë

Erdogan: Marrëdhënia SHBA-Turqi e pashëndetshme

 

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë të enjten se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të shëndetshme dhe se Washingtoni duhet t’i zgjidhë çështjet lidhur me blerjen e sistemit raketor rus S-400 nga Ankaraja.

Marrëdhëniet mes dy aleatëve në NATO kishin prekur pikën më të ulët në fillim të vitit, kur Washingtoni i vendosi sanksione industrisë turke të mbrojtjes shkaku i blerjes së sistemit rus. Kishte përjashtuar gjithashtu Ankaranë nga programi i aeroplanëve F-35, në të cilin vendi ishte blerës dhe prodhues.