Botë

Kandidatët për të pasuar Merkelin përplasen në debatin e fundit

Foto: AP
 

Tre kandidatët që shpresojnë të pasojnë Angela Merkelin si kancelare gjermane, dhe katër liderët e partive të tjera parlamentare, janë përplasur për një seri çështjes në debatin e fundit televiziv para zgjedhjeve të së dielës.

Për dallim nga debatet e kaluara që vazhdimisht ishin fokusuar në ndryshimet klimatike, varfërinë e çështje tjera të brendshme, kandidatët kanë diskutuar për herë të parë edhe për politikën e jashtme.