Botë

Me protesta në Barcelonë kundërshtohet ekstradimi i Puigdemonit në Spanjë

FOTO: AP
 

Qeveria spanjolle ka kërkuar ekstradimin e ish-liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, për t’u përballur me akuzat për kryengritje vetëm pak orë pas arrestimit të tij nga policia italiane në Sardenjë.

Ish-presidenti i rajonit të Katalonjës pritet që të paraqitet në gjykatën e qytetit italian, më vonë, gjatë të premtes. Avokatët e tij kanë thënë se gjykata pritet ose t’ia konfirmojë arrestimin, ose ta lirojë, por nuk do të vendosë rreth ekstradimit të tij.