Botë

Talebanët varin një trup të pajetë në mes të sheshit në Herat

Foto: AP
 

Talebanët varën një trup të vdekur në një vinç në sheshin kryesor të qytetit Herat në Afganistan, tha një dëshmitar të shtunën, në një shfaqje të tmerrshme që sinjalizoi kthimin në disa nga metodat e talebanëve nga e kaluara.

Ëazir Ahmad Seddiqi, që drejton një farmaci në njërën anë të sheshit, i tha AP-së se katër trupa u sollën në shesh dhe tre trupa u lëvizën në sheshe të tjera në qytet për t’u shfaqur.