1 perditesime
Botë

Socialdemokratët shpallin fitoren

Socialdemokratët shpallin fitoren
Foto: AP
12:07

Socialdemokratët shpallin fitoren

Socialdemokratët e Olaf Scholzit (SPD), kanë shpallur fitoren në zgjedhjet federale, duke i thënë partisë së kancelares në largim, Angela Merkel, se nuk do të jenë më në pushtet.

Kreu i SPD-së ka thënë se ai ka një mandat të qartë për të formuar qeverinë, derisa rivali i tij, konservator, Armin Laschet, mbetet i vendosur për të luftuar.

Scholz ka theksuar se është koha për një koalicion të ri me të Gjelbrit dhe Liberalët. Sipas rezultateve preliminare, SPD-ja është e para me 25.7 për qind, pasuar nga CDU-CSU me 24.1 për qind.

08:17

Zgjedhjet në Gjermani, prin SPD-ja

Bazuar në rezultatet preliminare, socialdemokratët e Gjermanisë (SPD), kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale në vend, duke mposhtur partinë e kancelares në largim, Angela Merkel.

SPD-ja siguroi 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator CDU-CSU 24.1 për qind.

Të Gjelbrit morën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8 për qind të votave.

Për t’u formuar Qeveria duhet krijuar një koalicion, raporton BBC, derisa kreu i SPD-së, Olaf Scholz, ka deklaruar se qytetarët e duan atë për kancelar të ardhshëm.

"Do të jetë natë e gjatë zgjedhore, kjo është e sigurt. Qytetarët po presin pranë SPD-së sepse duan që të ketë ndryshim në Qeveri dhe një kancelar tjetër, të quajtur Olaf Scholz”, ka thënë ai të dielën mbrëma.