1 perditesime
10:18

Një i vdekur e nëntë të lënduar nga tërmeti në Kretë të Greqisë

Një i vdekur dhe nëntë të lënduar, është ky bilanci i deritanishëm nga tërmeti që goditi Kretën mëngjesin e sotëm. Mediat greke raportojnë se viktima ishte bllokuar në kishën e Profitis Ilias në Arkalochori bashkë me dy persona të tjerë që kanë arritur të shpëtojnë.

Mësohet se një pjesë e kishës u shemb duke zënë poshtë tre persona. Një qytetar në Patsideros u bllokua për disa minuta në banesën e tij pasi nuk mund të hapte derën si pasojë e dëmeve të tërmetit.

Në spitale janë dërguar nëntë persona të cilën kanë pësuar gërvishtje, fraktura. Nga raportimet e deritanishme nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Në fshatrat Roussochoria, Archontiko dhe Patsideros janë raportuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Ndërsa disa persona që ishin bllokuar në një farmaci arritën të dilnin pas disa minutash.

 

08:47

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet ishullin e Kretës në Greqi

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur ishullin grek të Kretës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti kishte një thellësi prej 1.24 milje, shtoi EMSC.

Edhe njerëzit që jetojnë aty përmes rrjeteve sociale rrëfyen frikën që përjetuan gjatë momentit të dridhjes së tokës.

Për momentin, ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme.