Botë

Rritet siguria për kryeministrin holandez, u dyshua se do të sulmohej

Foto: AP
 

Kryeministrit holandez, Mark Rutte, i janë shtuar forcat e sigurisë, pas frikës se mund të jetë objekt i një sulmi apo rrëmbimi nga një bandë kriminale. Siç raportojnë mediat lokale, përcjellë BBC, Rutte është përcjell nga grupe bandash të lidhura me drogën, derisa bëhet e ditur se “çështja po merret shumë seriozisht”.

Autoritetet holandeze s’kanë pranuar të deklarohen rreth këtyre dyshimeve.