Botë

Ministri taleban: Afganët nuk duhet të largohen nga vendi

Foto: AP
 

Njëri prej liderëve të lartë talebanë ka paralajmëruar afganët që të mos largohen nga vendi, duke përsëritur se Qeveria e re ka shpallur amnisti të përgjithshme për njerëzit që kanë punuar për qeverinë e mëhershme.

Duke folur gjatë një interviste për televizionin kinez “Phoenix Television”, ministri taleban për Refugjatë, Kalil-ur-Rahman Haqani, ka thënë se udhëheqësit e rinj duan që qytetarët të qëndrojnë në Afganistan ngase tashmë e kanë të garantuar amnistinë. Rrjeti i Haqanit është grup ekstrem taleban që vepron kryesisht në lindje të Afganistanit dhe ka historik të bashkëpunimit me Al-Qaedan e Osama bin Ladenit.