Botë

Ushtria britanike vihet në gjendje gatishmërie pas krizës me derivate

Foto: AP
 

Ushtria britanike është vënë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve të furnizimit me derivate, në ditën e katërt me kolona të gjata para pompave të karburanteve.

150 shoferë kamionësh të Ushtrisë do të përgatiten për të përmbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e shoferëve të kompanive furnizuese në mbarë vendin.