Botë

OBSH-ja e tmerruar nga raporti për shfrytëzim seksual nga punonjësit e saj në Kongo

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se është e tmerruar nga zbulimet e një raporti në lidhje me pretendimet për abuzime seksuale ndaj grave në Republikën Demokratike të Kongos nga punonjësit e OBSH-së që po ndihmonin për luftimin e Ebolas, raporton BBC.

Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, i ka kërkuar falje grave dhe vajzave nga vuajtjet që kanë përjetuar nga veprimet e stafit të OBSH-së mes vitit 2018 dhe 2020.