Zemërim në Francë, pasi Britania refuzon shumicën e lejeve të peshkimit
Tensione të reja janë shfaqur mes Britanisë dhe Francës për të drejtat e peshkimit pas-Brexitit, raporton BBC.
Në raundin e fundit të aplikimeve, Britania ka lëshuar vetëm 12 licenca nga 47 aplikime nga 47 anije më të vogla që aplikuan për të peshkuar në ujërat e saj territorial.
Ministri i Francës për detin, Annick Girardin ka thënë se peshkimi francez nuk duhet të merret peshk nga britanikët.
Ndërkohë ishulli Jersey ka refuzuar licencat për 75 anije franceze peshkimi.
Britania ka thënë se do të shqyrtojë dëshmitë për të përkrahur aplikimet tjera për të drejtat e peshkimit.