Botë

Partia në pushtet zgjedh liderin, Kishida pritet të bëhet kryeministër i Japonisë

Foto: AP
 

Partia japoneze në pushtet ka zgjedhur liderin e ri që brenda pak ditësh pritet të emërohet kryeministër i vendit. Fumio Kishida, që deri tani e mbante postin e ministrit të Jashtëm, ka marrë përkrahjen e partisë së liberalëve demokratë para disa liderëve tjerë partiak.

Veterani fjalëbutë mori përkrahjen e liderëve të partisë dhe pamundësoi ardhjen në pushtet të Taro Konos, ministrit të njohur që ishte në krye të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit. Ende nuk është e qartë nëse ai mund t’i zbusë telashet brendapartiake para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 nëntor. Ai është i përqendruar në çështjet populiste, si lloji i ri i kapitalizmit dhe ndalja e ndasive rreth pasurisë. Lideri i ri japonez ka propozuar pakon shpenzuese prej 270 miliardë eurove. Politikani nga Hiroshima pritet të jetë pasardhës i kryeministrit jo aq popullor, Yoshihida Suga, i cili nuk ka kërkuar rizgjedhje.