Botë

Ish-deputeti i Malawias qëllon veten për vdekje në ndërtesë të Kuvendit

 

Një ish-anëtar i Parlamentit të Malawit, ka vrarë vetën brenda ndërtesës së Parlamentit në kryeqytetin Lilongwe të enjten, ka bërë të ditur për CNN një zëdhënës i Policisë.

Clement Chiwaya, një ish-deputet, ka qëlluar vetën në kokë, pasi kishte vjedhur një armë zjarri nga një nëpunës i Parlamentit, ka bërë të ditur ky zëdhënës.