Botë

Missouri ekzekuton një burrë për vrasje të tre personave më 1994

Një zyrtar i një qendre korrektuese në Ohajo tregon dhomën ku kryhen ekzekutimet me injeksione vdekjeprurëse. Fotografi nga arkivi (AP)
 

Ernest Johnson nga Missouri, është ekzekutuar për kryerje të vrasjeve, pavarësisht thirrjeve për falje nga avokatët që kanë thënë se ai ka paaftësi intelektuale.

Johnsonit i është injektuar substancë vdekjeprurëse, pasi Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar të shtyjë procesin.