Botë

Rusia shënon gati 30 mijë raste të reja me COVID në 24 orë

 

Rusia ka raportuar 27.550 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të prekurve për një ditë gjatë vitit 2021. Vendi po përballet me rritje të rasteve, duke shtyrë zyrtarët që të nxisin qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt.

Rusia shënoi 924 viktima në 24-orëshin e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm në 213.549.