Botë

Vetëm shtatë shtete mbesin në listën e kuqe të Britanisë së Madhe

Foto: AP
 

Numri i shteteve në listën e kuqe të Britanisë së Madhe është shkurtuar në shtatë, nga 54 sa ishin deri më tani, ka bërë të ditur qeveria britanike të enjten.

Afrika Jugore, Brazili dhe Meksika janë në mesin e shteteve që janë hequr nga lista e kuqe. Kjo listë kërkon nga udhëtarët që vijnë nga shtetet që e përbëjnë, që të karantinohen në ndonjë hotel, për plotë 10 ditë me shpenzime të tyre, me të arritur në Britani.