Botë

SHBA-ja e shqetësuar për marrëdhëniet mes Tajvanit dhe Kinës

 

Shtetet e Bashkuara janë "thellësisht të shqetësuara" për veprimet që minojnë paqen në Ngushticën e Tajvanit, i tha BBC-së këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Komentet e tij vijnë pasi Kina dërgoi një "numër rekord" avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit për katër ditë rresht, në një shfaqje publike të forcës.