Botë

Rusët dynden në Serbi për vaksinat nga Perëndimi

Foto: AP
 

Kur rregullatorët rusë miratuan vaksinën kundër koronavirusit, ishte një moment krenarie kombëtare dhe familja Pavlov ishte ndër ata që nxituan për t’u vaksinuar. Por autoritetet ndërkombëtare shëndetësore nuk e kanë dhënë ende bekimin e tyre ndaj vaksinës Sputnik V.

Kështu që kur familja nga Rostov-on-Don donte të vizitonte Perëndimin, ata kërkuan një vaksinë që do t'i lejonte ata të udhëtonin lirshëm - një kërkim që i solli ata në Serbi, ku qindra qytetarë rusë janë dyndur javët e fundit për të marrë vaksinat e aprovuara nga Perëndimi.