Botë

9 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

 

Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, ndërsa nga 4.926 testime, 344 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 339 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 180.791.