Botë

10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 10 të vdekur nga koronavirusi të dielën, derisa nga 3.486 testime, 316 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 240 pacientë të shëruar.