Botë

Protestuesit për klimën bllokojnë rrugët në Hagë

Foto: AP
 

Me qindra protestues të grupit aktivist për klimën “Extinction Rebellion” kanë bllokuar njërën prej rrugëve kryesore të qytetit të Hagës, në fillimin e javës së protestave para hapjes së konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në fund të muajit të ardhshëm.

Demonstrata ka nisur kur protestuesit e vendosën në mes të rrugës një barkë të verdhë motorike, në të cilën ishin shkruar fjalët “Qytetarët vendosin”.