Botë

Katër të vdekur pas shpërthimit të dhunës në festivalin hindu në Bangladesh

Foto: Guardian
 

Dhunë vdekjeprurëse ka shpërthyer në Bangladesh pasi pretendimet për përdhosjen e një libri të shenjtë islamik çuan në sulmin e disa tempujve hindu dhe hapjen e zjarrit nga policia mbi një turmë, duke lënë të paktën katër persona të vdekur.

Qeveria vendosi trupa paraushtarake në 22 rrethe pasi tensionet fetare dhe dhuna shpërthyen në qytetin Cumilla të mërkurën.