Botë

A do ta konfrontojë Evropa Kinën?

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk e ka fshehur dëshirën për të krijuar një grup të madh të aleatëve të saj në “konkurrencën strategjike” kundër Kinës. Kjo qasje ka kuptim në Azi: Shumica e shteteve aziatike kanë arsye të mjaftueshme për t’u shqetësuar rreth përpjekjeve kineze për hegjemoni rajonale dhe SHBA-ja nuk mund t’i kundërvihet një përpjekjeje të tillë pa bashkëpunimin e gjerë me Japoninë, Australinë, Korenë e Jugut, Indinë dhe shtetet e tjera.

 

Për më tepër, duke lënë anash francezët, pakti AUKUS minoi përpjekjen për të sjellë Evropën në koalicionin e gjerë balancues kundër Kinës, që veçse ishte një betejë e vështirë për t’u fituar

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk e ka fshehur dëshirën për të krijuar një grup të madh të aleatëve të saj në “konkurrencën strategjike” kundër Kinës. Kjo qasje ka kuptim në Azi: Shumica e shteteve aziatike kanë arsye të mjaftueshme për t’u shqetësuar rreth përpjekjeve kineze për hegjemoni rajonale dhe SHBA-ja nuk mund t’i kundërvihet një përpjekjeje të tillë pa bashkëpunimin e gjerë me Japoninë, Australinë, Korenë e Jugut, Indinë dhe shtetet e tjera.

Në një analizë të gjatë, revista politike “Foreign Policy” shkruan se menaxhimi i këtyre marrëdhënieve në mënyrë të efektshme, do të kërkojë diplomaci të madhe amerikane, mirëpo në kontekstin aziatik interesi i përbashkët në balancimin e Kinës tashmë është i dukshëm.