Botë

Bideni telefonon Clintonin e shtruar në spital

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, është kthyer të shtunën në Washington nga një vizitë në Connecticut dhe i ka telefonuar ish-presidentit Bill Clinton, i cili është i shtrirë në spital për shkak të një infeksioni.

Bideni ka thënë se e ka telefonuar për të pyetur rreth shëndetit. Duke treguar se gjendja e ish-presidentit është e mirë, Bideni ka thënë se e ka ftuar për një drekë në Shtëpinë e Bardhë.