Botë

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

Foto: Ilustrim
 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi të shtunën, ndërsa nga 3.595 testime, 395 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 245 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 183.027.