Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Indinë jugore, pas reshjeve të mëdha.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit, duke shkaktuar shumë probleme nëpër qytete dhe fshatra.
Shumë shtëpi janë vërshuan ndërkohë që një numër i madh i njerëzve kanë mbetur të bllokuar në rajonin e Kottayamit, në shtetin Kerala.
Helikopterët janë përdorur për të fluturuar me furnizime dhe personel në pjesët e rrethit Kottayam, ku njerëzit janë bllokuar nën rrënoja nga rrëshqitjet e dheut, kanë bërë të ditur të dielën zyrtarë shtetërorë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.