Botë

Zëvendëskryeministri britanik është kërcënuar tri herë me jetë

 

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka zbuluar se ka pranuar tri herë kërcënime për jetën në dy vjetët e fundit, për të cilat është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Raab ka folur haptas përderisa politikanët dhe publiku janë shokuar nga vrasja e deputetit konservator, David Amess, në një sulm me thikë gjatë takimit të tij me votuesit në Essex, të premten e shkuar.