Botë

SHBA-ja planifikon të nisë brenda pak javësh vaksinimin e 28 milionë fëmijëve nga 5-11 vjeç

Foto: AP
 

Fëmijët e moshave nga 5-11 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), së shpejti do të mund të vaksinohen kundër COVID-19, ka bërë të ditur të mërkurën Shtëpia e Bardhë, e cila tashmë ka detajizuar planin, derisa po pret edhe autorizimin e Pfizerit për ta nisur këtë proces brenda pak javësh.

Rregullatorët federalë do të takohen brenda dy javëve të ardhshme, për t’i peshuar dobitë nga dhënia e dozave të vaksinës fëmijëve.