Botë

Kyçet e vogla në pranga: Brutaliteti i policisë ndaj fëmijëve

Tre fëmijët e Krystal Archies ndodheshin në apartament kur polica në dy raste, vetëm 11 javë ndërmjet - goditi derën e hyrjes dhe bëri copa dollapët në kërkim për të dyshuarit e drogës. Kurrë nuk kishte dëgjuar për njerëzit që policia po i kërkonte.

Royal Smart mban mend çdo detaj: ndjesinë e prangave në kyçet e tij. Panikun që e kapi kur e sollën në errësirën e marsit të ftohtë, duart e ngritura para një grumbulli policësh që ia kishin drejtuar revolet. Ishte tetëvjeçar.

 

Fëmijët e racës së zezë përbëjnë më shumë se 50-përqindëshin e rasteve me prangosje, ani pse ata janë vetëm 15 për qind e popullsisë së fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata dhe fëmijët e minoriteteve të tjera cilësohen nga policia me moshë më të madhe sesa që janë. Forcat e përdorura më së shumti janë shtrirja përtokë dhe goditjet të përcjella nga drejtimi i armëve ose përdorimi i tyre ndaj fëmijëve. Më pak janë përdorur taktikat e spërkatjes dhe të qenve K-9

Royal Smart mban mend çdo detaj: ndjesinë e prangave në kyçet e tij. Panikun që e kapi kur e sollën në errësirën e marsit të ftohtë, duart e ngritura para një grumbulli policësh që ia kishin drejtuar revolet. Ishte tetëvjeçar.

As ai apo ndonjë familjar tjetër nuk ishte arrestuar në shtëpinë e tyre në South Side të Chicagos para dy vjetësh, kur policia me urdhërbastisje po kërkonte armë të jashtëligjshme, të cilat aty nuk i gjeti. Ama sot e asaj dite gjatë maktheve dhe ecjeve të rastësishme ai tmerrohet nga kujtimi i policëve që thyen dyert e secilës dhomë, duke urdhëruar njerëzit që të shtriheshin përtokë.