Botë

Rusia mbyll shkollat dhe bizneset pas rritjes së vdekjeve si pasojë e COVID-19

Foto: AP
 

Restorantet, teatrot dhe shumë dyqane në Moskë do të mbyllen për 11 ditë, duke nisur nga 28 tetori, bashkë me disa masa të tjera anti-COVID, kanë bërë të ditur të enjten zyrtarë rusë.

Vendimi për mbyllje ka ardhur në kohën kur numri i të vdekurve dhe i të infektuarve si pasojë e koronavirusit është rritur ndjeshëm, duke arritur shkallën më të lartë që kur ka nisur pandemia.