Botë

HRW: Talebanët po dëbojnë me forcë komunitetet që i konsiderojnë kundërshtarë

Foto: The Guardian
 

Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe tokat e tyre nga zyrtarët talebanë në veri dhe jug të Afganistanit, gjë që përbën dënim kolektiv, të paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, ka paralajmëruar Human Rights Watch.

Shumë nga dëbimet kishin në shënjestër anëtarë të komunitetit Shia Hazara, ndërsa të tjerët ishin njerëz të lidhur me ish-qeverinë afgane. Toka dhe shtëpitë e sekuestruara në këtë mënyrë shpesh u janë rishpërndarë mbështetësve talebanë, tha HRË.