Botë

“Djali u varros në baltë” - rrëfimi i nënës për të birin që vdiq nga vërshimet

 

"Djali ynë po i pastronte dhëmbët kur dëgjuam një zhurmë si bubullimë. Të gjithë e donim Sachun, pasi ishte miqësor me të gjithë. S'mund ta shpëtonim atë". Këtu e nis rrëfimin nëna e trevjeçarit për djalin që humbi jetën nga vërshimet, raporton BBC.

Në Kerala të Indisë, ai mbeti i bllokuar në baltë brenda hapësirës ku banonin, duke mos pasur mundësi të shpëtohej. Muret e shtëpisë thuhet se janë sipër tij duke ia shkaktuar vdekjen, derisa vërshimet kanë vijuar edhe ditëve të tjera në këtë rajon.