Botë

15 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Foto: Ilustrim
 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 persona të vdekur nga koronavirusi të dielën, ndërsa nga 2.595 testime, 227 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 111 pacientë, derisa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 186.322 pacientë.