Botë

E lidhi të miturën me zinxhir dhe e la të vdiste në diell – dënohet me burgim pjesëtarja e ISIS-it

 

Me 10 vjet burgim është dënuar një gjermane për vrasjen e një vajze jezide, raporton BBC. Jennifer Wenisch ishte bërë pjesë e grupit islamik ISIS, derisa të miturën thuhet se e mbante si skllave me bashkëshortin e saj.

Ajo u dënua si bashkëpunëtore në krim, pasi e mbështeti bashkëshortin ta linte pesëvjeçaren të vdiste nga etja, e lidhur me zinxhirë në temperatura të larta. Ajo kishte vdekur në Falluxha të Irakut në 2015-n.