Botë

Facebooku dështoi në neutralizimin e gjuhës që nxit terrorizëm

 

Në kulmin e luftës së Gazës në maj, Instagrami kishte ndaluar përkohësisht hashtagun Al-Aksa, referencë për xhaminë e shenjtë në Jerusalem, që ishte kthyer në vatër të tensioneve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Facebooku, që ka në pronësi Instagramin, më vonë kishte kërkuar falje, duke pretenduar se vendin e tretë më të shenjtë në islam, algoritmi e kishte ngatërruar me emrin e një grupi militant palestinez.

Për shumë arabishtfolës ky ishte vetëm shembulli i fundit se si mediat sociale po i frynin gjuhës së urrejtjes në rajon.