Botë

“Europoli” arreston 150 tregtarë ilegalë në mbarë botën

 

Policia anembanë botës ka arrestuar 150 të dyshuar, të përfshirë në tregtim ilegal të mallrave online, kanë bërë të ditur burime brenda agjencisë evropiane të policisë, “Europol”. Hetimi dhe aksioni kishin në cak shitësit që operonin në uebfaqen “DarketMarket”.

Ata ishin shënjestruar dhe po hetoheshin qysh prej muajit janar. Prokurorët gjermanë kanë thënë se “DarkMarket” ishte në thelbin e hetimeve.